Lajme


Home >>

INTERESI I PUBLIKUT DHE PAVARËSIA E MAGJISTRATËVE, INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË MBLEDH NË TIRANË HOMOLOGËT EVROPIANË

Drejtues dhe përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të drejtësisë nga vendet e Bashkimit Evropian do mblidhen në Tiranë më 24 dhe 25 Qershor 2022, me ftesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për të diskutuar mbi temën “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”. Magjistratë të Shërbimeve të Inspektimit të Belgjikës, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës dhe Shqipërisë do diskutojnë mbi temën “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”, në tre sesione pune me prezantime dhe diskutime në Pallatin Presidencial në Tiranë. Kjo konferencë ndërkombëtare është organizuar nga Rrjeti Europian i Shërbimeve të Drejtësisë (RESIJ) dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me CEPEJ (Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri, SEJ III), e me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”. Rrjeti Europian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) është krijuar në vitin 2017 dhe ka në përbërje institucionet e inspektimit nga vende të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Komisionit Europian, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka statusin e vëzhguesit prej dhjetorit 2021. Konferenca është pjesë e aktiviteteve të RESIJ, ku përfaqësuesit e shërbimeve të inspektimit, anëtarë të RESIJ, në varësi të formës së organizimit, funksionimit apo kompetencave, do prezantojnë dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, idetë dhe kërkimet e tyre, lidhur me tematikat të cilat do të trajtohen në konferencë. Konferenca ka një faqe të dedikuar me informacion të plotë, brenda faqes zyrtare të ILD-së dhe do jetë e hapur për mediat e me përkthim edhe në gjuhën shqipe.

Postuar | 22 Qershor

Tirana International Conference of Justice Inspection Services 2022

Kontakt

Për çdo kërkesë, lutemi të dërgoni e-mail: hijconference@ild.al