Konferenca Ndërkombëtare Tirana 2022 mbi shërbimet e inspektimit të drejtësisë do bashkojë në Tiranë në datat 24 dhe 25 Qershor 2022, shërbimet e inspektimit të drejtësisë të vendeve të Bashkimit Evropian, anëtarë të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Drejtësisë (RESIJ), i krijuar në vitin 2017, ku ILD ka statusin e vëzhguesit. Kjo konferencë në Tiranë është organizuar nga RESIJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me CEPEJ, e me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal II".
Konferenca është pjesë e aktiviteteve të RESIJ, ku përfaqësuesit e shërbimeve të inspektimit, anëtarë të RESIJ, në varësi të formës së organizimit, funksionimit apo kompetencave të cilat ushtrojnë, do prezantojnë dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, idetë dhe kërkimet e tyre, lidhur me tematikat të cilat do të trajtohen në konferencë. Drejtues dhe përfaqësues të Shërbimeve të Inspektimit të Belgjikës, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës dhe Shqipërisë do diskutojnë mbi temën "Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve" në tre sesione pune me prezantime dhe diskutime. Konferenca do të mbahet në Pallatin Presidencial në Tiranë.
Regjistrimi i pjesëmarrësve
Pallati PresidencialFjalë përshëndetëse.
09:00 - 09:05
Z. Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë
09:05 - 09:10
Znj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
09:10 - 09:15
Z. Alexis Hupin, i ngarkuar me punë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë
09:15 - 09:20
Z. Demian Smith, i ngarkuar me punë, Ambasada e SHBA në Shqipëri
09:20 - 09:25
Z. Olsi Dekovi, Zv. Drejtues i Zyrës, Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë
11:30
Z. Christophe Straudo, Kryetar i Inspektoratit të Përgjithshëm të Francës dhe President i Rrjetit Evropian të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) (online)
Znj. Muriel Decot, Sekretare e CEPEJ (Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë) (online)
SESIONI I: Kompetencat, organizimi dhe funksionimi i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë.
Një këndvështrim krahasues.
09:30 - 09:45
Inspektorati Gjyqësor i Rumanisë, format e ndryshme të organizimit, funksionimit dhe marrëdhënia me institucionet e tjera.
Z. Lucian Netejoru, Kryetar i Inspektoratit, Inspektorati Gjyqësor, Rumani
09:45 - 10:00
Zhvillimi i inspektimeve dhe procedimi disiplinor i magjistratëve me qëllim rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë në Greqi.
Z. Nikolaos Pipiligkas, Zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme për çështjet civile dhe penale “Areios Pagos”, Greqi
10:00 - 10:15
Kompetencat, organizmi dhe funksionimi i inspektorateve përgjegjëse në Bullgari për kontrollin e magjistratëve. Praktika e Inspektoratit bullgar lidhur me deklarimin dhe kontrollin e interesave pasurore të magjistratëve si një garanci për pavarësinë dhe integritetin e tyre me qëllim rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.
Znj. Maria Neykova, Inspektore, Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari
Z. Lyubomir Krumov, Inspektor, Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari
10:15 - 10:30
Inspektimi dhe kontrolli i punës së magjistratëve dhe gjykatave sipas legjislacionit italian.
Roli dhe veprimtaria e shërbimeve të inspektimit.
Znj. Maria Rosaria Covelli, Kryetare e Inspektoratit të Përgjithshëm, Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
10:30 - 11:00
Diskutime.
Të gjithë pjesëmarrësit
Pushim Kafe/Foto Familjare
SESIONI 2: Pavarësia dhe përgjegjshmëria e magjistratëve. Garancitë dhe procedimi disiplinor i magjistratëve.
Moderator: Z. Vincent Delbos, Inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë (nderi), anëtar i Komisionit për parandalimin e torturës, Këshilli i EvropëE drejta e shprehjes së magjistratëve dhe kufizimi i saj sipas kërkesave të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Përgjegjësia disiplinore në këto raste.
Z. Darian Pavli, Gjyqtar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Online)
11:45 -12:00
Përgjegjësia disiplinore e magjistratëve në raport me pavarësinë e tyre.
Z. Vitor Manuel Ribeiro, Inspektor Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, Portugali
12:00 - 12:15
Hetimi dhe procedimi disiplinor i magjistratëve në përputhje me kërkesat e një procesi të rregullt ligjor sipas kërkesave të nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).
Znj. Béatrice Del Volgo, Inspektore e Përgjithshme, Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë
12:15 - 12:30
Përgjegjësia disiplinore dhe kufijtë e kontrollit të punës së magjistratëve.
Znj. Emanuela Aliverti, Inspektore, Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
12:30 - 12:45
Shërbimi i inspektimit të drejtësisë, ndërmjet pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve.
Z. Michail Pikramenos, Zëvendës President, Këshilli i Shtetit, Greqi
12:45 - 13:00
Diskutime.
Të gjithë pjesëmarrësit
Dreka
SESIONI III: Roli i shërbimeve të inspektimit si garantues për mirëfunksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Metodat dhe sfidat e së ardhmes.
Moderator: Znj. Delphine Agoguet, Inspektore, Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë14:30 - 14:45
Zhvillimi i procedurave të kontrollit dhe inspektimit të sistemit të drejtësisë nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja.
Znj. Amparo Camazon Linacero, Kryetare e Shërbimit të Inspektimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (Online)
Znj. Elena Burgos Herrera, Inspektore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (Online)
14:45 - 15:00
Roli i shërbimeve të inspektimit, si një garant i mirëfunksionimit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë në përputhje me legjislacionin dhe praktikat më të mira evropiane.
Znj. Valérie Delfosse, Magjistrate(gjyqtare), Kryetare e Komisionit Hetimor Frankofon pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Belgjikë
15:00 - 15:15
Kalimi nga organet inspektuese të bazuara në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (inspektime ndaj magjistratëve) në shërbimet përgjegjëse për vlerësimin e cilësisë dhe performancës së gjykatave (inspektimet e bazuara në gjykata). Disa mësime nga projektet në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe më gjerë. Metodat dhe sfidat e mundshme përpara për shërbimet e inspektimit gjyqësor.
Z. Vincent Delbos, Inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë (nderi), anëtar i Komisionit për parandalimin e torturës, Këshilli i Evropës
15:15 - 15:45
Diskutime.
Të gjithë pjesëmarrësit
15:45 - 16:00
Konkluzionet e Konferencës
Z. Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Shqipëri
Znj. Béatrice Del Volgo
Inspektore e Përgjithshme
Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë
Znj. Béatrice Del Volgo ka hyrë në sistemin e drejtesisë me provim konkurues pas diplomimit master në të drejtën private.
Në fillim ka punuar si gjyqtare për seancat hetimore në Korsikë dhe Marsejë, ku specializohet në krimin e organizuar dhe më pas në çështjet ekonomike dhe financiare.
Ka vijuar në të njëjtën fushë si këshilltare në Gjykatën e Apelit të Aix en Provence në dhomën korrektuese të specializuar në çështjet ekonomike dhe financiare.
Për disa vite ka ushtruar profesionin në një prokurori publike, ku është marrë kryesisht me çështjet e të miturve.
Ka punuar si Inspektore në Inspektoratin e Përgjithshëm të Shërbimeve Gjyqësore më pas Inspektore e përgjithshme në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë. Aktualisht drejton departamentin e etikës dhe hetimeve administrative.
Z. Vitor Manuel Ribeiro
Inspektor Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Magjistraturës, Portugali
Znj. Emanuela Aliverti
Inspektore
Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
Znj. Emanuela Aliverti është diplomuar për gjuhë të huaja (anglisht-frëngjisht) në vitin 1978 dhe në vitin 1983 është diplomuar në drejtësi në « Università Cattolica del Sacro Cuore » në Milano. Në vitin 1986 ajo emërohet audituese e drejtësisë.
Gjatë karrierës së saj, znj. Aliverti ka qenë gjykatëse civile dhe për minorenët. Ajo ka qenë gjykatëse e punës, kujdestarisë, procedurave të pakontestueshme, e ekzekutimit të dënimeve dhe Gjykatëse Titullare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lecco (1987-1989).
Prej vitit 1992 ka qenë Gjykatëse e Gjykatës së Komos në Dhomën e parë civile (cështje që kanë të bëjnë me të drejtat reale, personat dhe marrëdhëniet familjare, të drejtën e kompanive, detyrimet, trashëgiminë dhe ankesat e mosmarrëveshjeve të punës) dhe në Dhomën e dytë civile (cështjet e lidhura me të drejtat e pronës, të drejtën intelektuale dhe industriale, përgjegjësinë kontraktuale dhe jo kontraktuale, të trashëgimisë, të sipërmarrjeve, procedurat e mohimit të atësisë, të adoptimit të të rriturve dhe të korrigjimit të përcaktimit të gjinisë, ndërprerja e shtatzanisë tek femrat minorene, procedimet e shkurtuara dhe ankesat), e më tej nga 2004 deri në 2010, nëpunëse e më pas gjykatëse në Gjykatën për të Miturit e Bolonjës e Milanos dhe më pas deri në vitin 2014 këshilltare e Dhomës së parë civile në Gjykatën e Apelit të Milanos.
Znj. Aliverti ka punuar si Inspektore e Përgjithshme në Inspektoratin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë nga viti 2014 deri në janar 2022. Prej marsit 2022 ajo është Koordinatore e Grupit Ndërkombëtar të Inspektoratit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë karrierës së saj znj. Emanuela Aliverti ka qenë pjesë e bordeve të provimeve për kandidatët për titullin avokat, magjistrat ; ka qenë gjykatëse-mentore në Shkollën e formimit profesional të magjistraturës ; referuese në kurset e trajnimit për gjyqtarët e paqes, avokatët, audituesit gjyqësorë, në Inspektoratin e Përgjithshëm italian dhe ka referuar në shumë seminare e konferenca ndërkombëtare
Znj. Valérie Delfosse
Magjistrate(gjyqtare)
Kryetare e Komisionit Hetimor Frankofon pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Belgjikë
Z. Lucian Netejoru
Kryetare e Inspektoratit të Përgjithshëm
Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
Z. Michail Pikramenos
Zëvendës President
Këshilli i Shtetit, Greqi
Z. Nikolaos Pipiligkas
Zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme për çështjet civile dhe penale “Areios Pagos”, Greqi
Z. Vincent Delbos
Inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë (nderi),
Anëtar i Komisionit për parandalimin e torturës, Këshilli i Evropës
Znj. Maria Neykova
Inspektore
Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari
Z. Lyubomir Krumov
Inspektor
Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari
Z. Darian Pavli
Gjyqtar,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Online)
Znj. Amparo Camazon Linacero
Kryetare e Shërbimit të Inspektimit,
Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (Online)
Znj. Elena Burgos Herrera
Inspektore
Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (Online)
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Belgjikë
Znj. Valérie Delfosse,Magjistrate (gjyqtare), Kryetare e Komisionit Hetimor Frankofon pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Belgjikë
Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë
Znj. Béatrice del Volgo, Inspektore e Përgjithshme, Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë Znj. Delphine Agoguet, Inspektore, Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, Francë
Gjykata e Lartë për Çështje Civile dhe Penale “Areios Pagos”, Greqi
Z. Nikolaos Pipiligkas, Zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme për çështjet civile dhe penale “Areios Pagos”, Greqi
Këshilli i Lartë i Magjistraturës, Portugali
Z. Vitor Manuel Ribeiro, Inspektor Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, Portugali
Shërbimi i Inspektimit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, Spanjë
Znj. Amparo Camazon Linacero, Kryetare e Shërbimit të Inspektimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (online) Znj. Elena Burgos Herrera, Inspektore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Spanjë (Online)
Komisioni Evropian për Efiçencën e Drejtësisë, CEPEJ
Znj. Muriel Decot - Sekretare e CEPEJ (Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë)(online)
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Z. Darian Pavli, Gjyqtar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Online)
Inspektorati pranë Këshillit të Lartë të Gjyqësor, Bullgari
Znj. Maria Neykova, Inspektore, Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari. Z. Lyubomir Krumov Inspektor, Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari. Znj. Nina Nikolova, Eksperte, Inspektorati i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bullgari.
Këshilli i Shtetit, Greqi
Z. Michail Pikramenos, Zëvendës President, Këshilli i Shtetit, Greqi
Inspektimi Gjyqësor, Rumani
Z. Lucian Netejoru, Kryetar i Inspektoratit, Inspektorati Gjyqësor, Rumani Znj. Roxana Petcu, Inspektore Inspektorati Gjyqësor, Rumani.
Inspektimi i Përgjithshëm i Drejtësisë i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
Znj. Maria Rosaria Covelli, Kryetare e Inspektoratit të Përgjithshëm, Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtesisë, Itali
Znj. Emanuela Aliverti, Inspektore, Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Itali
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Shqipëri
Z. Artur Metani, Inspektorii i Lartë i Drejtësisë, Shqipëri
Këshilli i Evropës
Z. Vincent Delbos, Inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë (nderi), anëtar i Komisionit për parandalimin e torturës, Këshilli i Evropës
RÉSEAU EUROPÉEN
DES SERVICES D'INSPECTION
DE LA JUSTICE
Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, në mënyrë që të zhvillonin metoda dhe mjete për bashkëpunim, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ). Ky rrjet ka për qëllim, veçanërisht: identifikimin e çështjeve dhe udhëheqjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian; rritjen e rolit të shërbimeve të inspektimit kombëtar në vlerësimin e efektivitetit dhe cilësisë së nivelit Evropian të Drejtësisë; sikurse edhe në vlerësimin e instrumentave evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale; zhvillimin e mundësive të financimit nga Bashkimi Evropian ose nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ; hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve. Në takimin e 10 dhjetorit 2021 të RESIJ, u vendos që institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Republikës së Shqipërisë, të ishte pjesë e këtij rrjeti Evropian me statusin e vëzhguesit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri (ILD) është krijuar në 1 Shkurt 2020 si një institucion i ri, i pavarur, kushtetues përgjegjës për shqyrtimin e ankesave, verifikimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga Parlamenti.
ILD është një institucion i ri, dhe për këtë arsye, krijimi i një kulture të re pavarësie, profesionalizmi dhe efektiviteti është njëkohësisht një detyrim ligjor por edhe një sfidë. Në këtë aspekt, vendosja e standardeve në shqyrtimin e ankesave, trajtimin e tyre sipas Kushtetutës dhe verifikimi i shkeljeve disiplinore me iniciativë, është e një rëndësie të veçantë dhe afatgjatë.
Funded by the European Union and the Council of Europe
Implemented by the Council of Europe
Qëllimi i CEPEJ është përmirësimi i efikasitetit dhe funksionimit të drejtësisë të Shteteve Anëtare, dhe zhvillimi i implementimit të instrumentave të miratuara nga Këshilli Evropian për këtë qëllim. CEPEJ po punon me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri në kuadër të fazës së dytë të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza II”, Veprimin SEJ III “Forcimin e Efikasitetit dhe Cilësisë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i implementuar nga Këshilli i Evropës.
Shqipëria është një shtet në Jug të Evropës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në kanalin e Otrantos, hyrja jugore e Detit Adriatik. Kryeqyteti është Tirana (Tiranë). Termi “albanian” i referohet atij “shqiptarë” - shpesh në kuptimin e “bijve të shqiponjave”, edhe pse mund t'i referohet po ashtu “shqipfolësve” dhe shtetit të tyre Shqipëri. Ata përgjithësisht e konsiderojnë veten si pasardhës së Ilirëve të lashtë, të cilët jetonin në Evropën qendrore dhe migruan në drejtim të jugut në territorin e Shqipërisë në fillim të periudhës së Bronxit, rreth viteve 2000 p.e.s.
Për shkak të vendndodhjes në detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka shërbyer për një kohë të gjatë si urë lidhëse për kombe të ndryshme dhe perandori, të cilët kërkonin të pushtonin në drejtime të ndryshme. Në shekullin e dytë p.e.s (para erës sonë), Ilirët u pushtuan nga Romakët, dhe në fund të shekullit të katërt të erës sonë ata u udhëhoqën nga Perandoria Bizantine. Pas vuajtjes shekullore nga pushtimi i Visi gotëve, Hunëve, Bullgarëve dhe Sllavëve, shqiptarët u pushtuan përfundimisht nga Turqit Otomanë në shekullin e pesëmbëdhjetë. Udhëheqja Otomane e shkëputi Shqipërinë nga civilizimi perëndimor për më shumë se katër shekuj, por në fund të shekullit të 19, shteti filloi të largohej vetë nga ndikimi otoman dhe të rigjente qasjen e vjetër ndaj interesave të përbashkëta me Perëndimin.
Shqipëria u shpall e pavarur në vitin 1912, por një vit më pas demarkacioni i kufijve të saj nga fuqitë e mëdha të Evropës (Austro-Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia) i caktoi gjysmën e territorit dhe popullsisë së saj shteteve fqinje. E udhëhequr si monarki midis Luftërave Botërore, Shqipëria doli nga dhuna e Luftës së Dytë Botërore si një shtet komunist që e mbrojti në mënyrë të egër sovranitetin e saj, e cila thuajse në të gjitha aspektet e jetës kontrollohej nga partia udhëheqëse. Por, me rënien e sistemeve të tjera komuniste në fillim të 1989, forca të reja sociale dhe parti politike demokratike u shfaqën në Shqipëri. Ky kalim reflektoi orientimin e vazhdueshëm të Shqipërisë kah Perëndimit, dhe përkoi me vlerësimin jetëgjatë të popullit shqiptar për arritjet teknologjike dhe kulturore të Perëndimit - edhe teksa mbajnë identitetin e tyre etnik, pasurinë kulturore dhe individualitetin.
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Tirana moderne u krijua në 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, një udhëheqës vendor i cili ndërtoi një xhami, një furrë buke dhe një hamam (Banjo Turke). Qyteti gradualisht u kthye në një qendër tregtare, me një kryqëzim rrugësh dhe shtigje karvanesh. U zgjodh për të qenë Kryeqyteti i Shqipërisë në 1920 nga Kongresi i Lushnjes. Nën udhëheqjen e Mbretit Zogu i Parë (mbretëroi gjatë 1928-1939), arkitektët italianë u punësun për të riplanëzuar qytetin. Fokusi kryesor është Sheshi Skënderbej, në krah të të cilit ndodhet sot Xhamia e Etehem Beut (1819) dhe Pallati i Kulturës i ndërtuar nga Sovietikët. Pranë, gjendet Universiteti i Tiranës (1957). Qyteti i vjetër shtrihet në lindje dhe veri të sheshit qendror dhe përmban pallate dhe arkitekturë historike.
Në Tiranë ndodhen muze, një institut kombëtar i folklorit, një teatër kombëtar dhe një sallë koncertesh. Sheshi Skënderbej ka një statujë të madhe të Skënderbeut (Gjergj Kastrioti), heroi shqiptar kombëtar. Sot, Tirana është një qyetet që rritet dhe ndryshon çdo ditë si qendra e jetës politike dhe administrative e Shqipërisë. Duke qenë streha e thuajse të gjitha institucioneve shtetërore, përfaqësive diplomatike dhe duke u kthyer në qendrën më të madhe edukuese në të gjithë shtetin, Tirana mbetet pika jetike për mirëqenien e vendit. Tirana është një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, klube nate, qendra rinore dhe artistike të cilat ofrojnë një kulturë aktive dhe të larmishme si për vendasit ashtu edhe për të huajt. Qyteti vijon të mbetet një qendër e rëndësishme për aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, siç janë seminaret, konferencat, festivalet, spektakle dhe të tjera, duke e bërë një qytet të njohur dhe mikpritës.
Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.
Blloku Komunist ishte rezidenca e dikurshme e anëtarëve të lartë të Partisë Komuniste. Njihej si një zonë me akses të kufizuar nga qytetarët e zakonshëm. Zona e Bllokut ka një histori unike. Disa prej vilave më të bukura të qytetit janë të vendosura këtu që prej periudhës së paraluftës. Enver Hoxha e ktheu këtë në vendbanimin e tij dhe të “shokëve” të udhëheqjes komuniste. Shtëpitë ekzistuese u zgjeruan dhe zmadhuan, thuajse të kamufluara në jeshillëk dhe në atmosferën e frikshme që rrethonte zonën e ndaluar të Kryeqytetit.
Sot, kjo lagje nuk është më zona e fshehur mes jeshillëkut, por një amalgam i veçantë i godinave shumëkatëshe, vilave të kthyera në rezidenca ndërkombëtare, dyqaneve luksoze, kafeneve dhe klubeve të natës të populluara brenda një hapësire të vogël. Zona e Bllokut është kthyer në një prej vendeve më të frekuentuara të jetës së natës, veçanërisht prej të rinjve, për shkak të shumëllojshmërisë së shërbimeve dhe klubeve të natës. Pa dyshim, gjithkush që dëshiron jetën e natës, drita dhe klubet e natës, duhet të vizitojë Bllokun.
Pallati dhe kopshti i tij i bukur, me pemë të larta, lule shumëngjyrëshe dhe statuja, janë inaguruar në Maj të 1941. Në fakt, ndërtimi i tij filloi në vitin 1936, dhe projekti i parë u dizenjua nga arkitekti italian Julio Berte. Kompleksi, struktura së bashku me kopshtin, u porositën nga Mbreti Zogu i Parë, i cili kishte si qëllim për t’i përdorur ato si venbanimin e tij. Pas pushtimit italian të Shqipërisë në 1939, dhe pas mërgimit të Mbretit Zog, ai nuk pati kurrë mundësinë për ta parë Pallatin të përfunduar, kështu që planet e tij fillestare për projektin ndryshuan. Ndërtimi u ripa nga një arkitekt tjetër italian, Gerardino Bosio, i cili pati ide të tjera për planifikimin e tij. Godina shërbeu si një pallat mbretëror funksional vetëm një herë, për Mbretin Viktor Emanueli III i Italisë gjatë vizitës së tij të vetme në Shqipëri në Maj 1941. U quajt “Pallati i Brigadave” në 1945, për nder të brigadave partizane që e çliruan atë, një emër që u përdor gjatë regjimit komunist. Duke filluar nga 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i kësaj rezidence është “Pallati Presidencial”. Që prej 1945 godina shërben si Pallat Presidencial për pritjet zyrtare.
Duke filluar nga Prilli 2016, “Bunk'Art” është i hapur përherë për publikun. Në Qershor 1978, diktatori Enver Hoxha inaguroi bunkerin anti-bërthamor, të ndërtuar prej qeverisë komuniste të atëhershme. Është një ndërtesë nëntokësore pesë katëshe me 106 dhoma dhe një sallë kongresi, tashmë i transformuar në një qendër artistiko-kulturorre të quajtur “Bunk'Art”.
Bunk'Arti përmban: Ekspozitën Historike, Ekspozitën e Muzeut dhe Instalacione Artistike. Ekspozita historike reflekton: 1) Periudhën e qëndrimit të Italisë në Shqipëri, Rezistencën e popullit shqiptar dhe kapitullimin e Italisë (1939-1943), 2) Diplomacinë gjatë Luftës (1941-1945), 3) Pushtimin gjerman dhe rezistencën shqiptare, luftën për pushtet dhe çlirimin e Shqipërisë (Shtator 1943 - Nëntor 1944), 4) Pas Lufte: Shpresë dhe Zhgënjim 1945 - 1947), 5) Shqipëria e Kuqe 1945 - 1990. Ekspozita e Muzeumit përfshin: 1) Dhomën e Enver Hoxhës, 2) Dhomën e Mehmet Shehut, 3) Muzeun e Ndërlidhjes Ushtarake, 4) Muzeun e Batalionit Mbështetës, 5) Dhomën e Oficerit 6) Dhomën e Stafit të Shtabit 7) Muzeun e Telekomunikimit.
Kjo vilë ishtë shtëpia e ish diktatorit komunist Enver Hoxha dhe është një ndërtim i Periudhës së Komunizmit (1974). Ky kompleks imiton arkitekturën e viteve 30, dhe konsiston në një konstruksion të rëndë prej betoni me pllaka të mëdha prej guri të bardhë. Kjo shtëpi qëndron në mes të Bllokut të vjetër Komunist, i njohur në Shqipëri si “ish Blloku” dhe ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, me shumë mistere të kohës së sistemit diktatorial.
U krijua në shekullin e gjashtë p.e.s dhe është i njohur në Antikitet si Aulona. Vlora është ndërtuar në një nga pikat më të bukura të Shqipërisë jugore. Bregdeti i saj përfaqëson një miksim unik të plazheve me gurë dhe rërë, dhe pamjeve fantastike të gadishullit të Karaburunit dhe ishujve të Sazanit të shtrira përballë qytetit. Vlora është pika fillestare e rivierës shqiptare dhe brigjet e saj lagen nga Deti Adriatik dhe Deti Jon. Është një nga vendet më të populluara nga turistët në Shqipëri, falë edhe të afërsisë së Orikumit dhe parkut arkeologjik të Amantias dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Përveç plazheve si parajsë dhe mrekullive natyrore, ky qytet ka një rëndësi të veçantë nga pikëpamja historike në Shqipëri, duke qenë se ka mikpritur Asemblenë e Parë Kombëtare, në të cilën Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Otomane në 28 Nëntor 1912.
Postuar | 22 Qershor
Lexo më shumë
Tirana International Conference of Justice Inspection Services 2022
Për çdo kërkesë, lutemi të dërgoni e-mail: hijconference@ild.al